Laçi kërkon sot në ndeshjen e kthimit ndaj Petrokub që të përsëritë historinë e viti të kaluar, duke u kualifikuar në raundin e tretë të Ligës ë Konferencës. Skuadra kurbinase barazoi pa gola në transfertë ndaj moldavëve e si rrjedhojë do të synojë kualifikimin në shtëpi.

Në këtë sfidë, Duro ka vendosur të hedhë në fushë “armët e rënda”, me dyshen Guindo-Akiniemi në sulm nga minuta e parë, ashtu si edhe Babatunde në mesfushë. Tre afrikanët nuk ishin në maksimumin e tyre në ndeshjen e parë për shkak të vonesave në sigurimin e vizës duke qëndruar një ditë në aeroport në Moldavi.

FORMACIONET ZYRTARE

LAÇI: Dajsinani, Velkoski, Malota, Çuçin, Turkaj, Babatunde, Ziko, Ujka, Mazrekaj, Akiniemi, Guindo.
Trajner: Sh. Duro

PETROKUB: Avram, Sandu, Mudrac, Zhardan, Platica, Revenko, Bogaciuc, Kotogoi, Turkan, Iosipal, Ambros.
Trajner: I. Tabanov