Ndeshjet e javës së 31-të të Superligës tashmë janë lënë pas por ndërkohë nuk mungojnë vlerësimet për lojtarët më të mirë dhe më të dobët të kësaj jave.

Vlerësime këto që bëhen nga media të ndryshme.

Pas vlerësimit të “Supersport” për Erjon Vucajn si lojtari më i mirë i ndeshjes Vllaznia- Laçi, po ky futbollist është edhe në 11-shen më të mirë të javës të nxjerrë nga “Panorama Sport”.

Por përveç tij, në të bën pjesë edhe një tjetër futbollist kuqeblu.

Bëhet fjalë për mbrojtësin shqiptaro- maqedonas Sedat Berisha.

Ai është vlerësuar për paraqitjen e tij në këtë ndeshje dhe jo më kot është vlerësuar në mes më të mirëve.