Ekipi Kombëtar U-17, i drejtuar nga tekniku Bulku do të grumbullohet në datën 17 maj, për t’u përgatitur për dy ndeshje mkiqësore që janë në plan dhe që do të shërbejnë për të testuar futbollistët e rinj. Kuqezinjtë U-17, të drejtuar nga Bulku, do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore ndaj Bosnjë & Hercegovinës në datat 19 dhe 21 maj. Ndëkroh që së shpejti pritet që Bulku të shpallë edhe listën me lojtarët e grumbulluar!

Zyra e Shtypit në FSHF bën me dije se dy federatat përkatëse kanë rënë dakord për zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve, që do të luhen në Shqipëri.

Ndeshja e parë do të luhet më 19 maj, në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan, në ora 17:00 ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet dy ditë më pas, më 21 maj në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, në ora 10:00.