Jasir Asani është emri që po qarkullon më së shumti nga lojtarët e kombëtares shqiptare. Padyshim mëngjarashi ishte një zbulim i kualifikueseve të Euro 2024, me 28-vjeçarin që shënoi tre supergola dhe ndihmoi tanët për finalet e Europianit të Gjermanisë.

Pjesë e Guangju FC në Korenë e Jugut, shkupjani ka shumë fansa dhe forma e tij ka bërë që interesi të jetë i madh. Së fundmi, nga Japonia bëhet me dije se Kauasaki dhe Cerezo Osaka janë klubet e interesuara për shërbimet e tij.

Ishullorët duket se janë larg pritshmërive, pasi Asani kërkon një rikthim të madh në Evropë. Celta Vigo në Spanjë ka shprehur interes për Asanin, ndërsa pritet që janari të zbulojë edhe oferta të tjera për sulmuesin anësor, me merkaton që pritet të jetë e “nxehtë” për të në dimër.