Një lajm i bujshëm vjen nga Dinamo para pak minutash. Humbja e fundit nga Engatia ka bërë që situata të përkeqësohet akoma edhe më shumë. Presidenti i skuadrës kryeqytetase, Ardian Bardhi ka vendosur të tërhiqet nga drejtimi i skuadrës.
Lajmi konfirmohet në emisionin “Skaner” nga gazetari Gerti Çarcani. Moderatori ka lexuar një mesazh që presidenti i Dinamos i kishte dërguar pak minuta më parë, ndërsa nga fjalët e përmenduar duket qartë sinjale largimi nga skuadra.
“Nuk kam më fjalë për këtë skuadër, është një zhgënjim total, këta nuk janë as burra më. Më vjen keq për gjithçka dhe i kërkoj ndjesë dinamovitëve, ndoshta nuk jam unë presidenti i duhur për Dinamon. U mundova të bëja më të mirën për këtë skuadër”, shkruan presidenti Bardhi.
Megjithatë, gjithçka pritet të mësohet zyrtarisht në orët e ardhshme pasi në boten e futbollit gjithmonë të papriturat dhe “prapa-kthehu” janë të pranishme.
Kujtojmë që Dinamo u mposht dje 0-2 nga Egnatia dhe tani renditet në vendin e parafundit me 23 pikë dhe rrezikon seriozisht të bjerë nga Superliga./newsport/