HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE BUJSHME/ Dy klube të Serie A pas lojtarit me origjinë nga...

E BUJSHME/ Dy klube të Serie A pas lojtarit me origjinë nga Puka

Dinamo është me një “këmbë” në Kategorinë e Parë. Blutë e kryeqytetit kanë bërë një sezon zhgënjyese, ndërsa e vetmja gjë pozititive e këtij edicioni ka qenë zbulimi i portierit Simon Simoni. 17-vjeçari ka bërë paraqitje tepër pozitive dhe është ftuar nga Kombëtarja e U21 e Alban Bushi, ndërsa edhe me kuqezinjtë bëri ndeshje të mira.

“Panorama Sport”, bën me dije se dy klube të Serie A kanë shfaqur interesim konkret për Simonin. Bëhet fjalë për Udinese dhe Sassuolo, dy klubet që luajnë në elitën e futbollit italian.

Negociatat me Dinamon kanë nisur prej kohësh dhe mësohet se blutë e kryeqytetit kërkojnë të paktën 500 mijë euro për ta lënë të lirë 17-vjeçarin, por kjo shifër mund të rritet akoma edhe më shumë.

Shitja e portierit do të “ngushëllonte” drejtuesit e Dinamos që kanë bërë shpenzime të mëdha këtë sezon, ndërsa për Simonin do të ishte një hap shumë i madh në karrierë e tij.

Simon Simoni eshte i datelindjes 14 qershor 2004, pra ende nuk i ka mbushur 18 vjeç, ka lindur ne Ishull- Lezhe por familja e tij eshte me origjine nga Puka. Ai kurrsesi nuk e kishte menduar ndonjehere qe karriera e tij do te merrte kete rruge, megjithate ajo vetem sa ka nisur. Me siguri qe ne te ardhmen kete portier do ta shohim duke luajtur ne ekipe elitare te Europes.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments