Dinamo është me një “këmbë” në Kategorinë e Parë. Blutë e kryeqytetit kanë bërë një sezon zhgënjyese, ndërsa e vetmja gjë pozititive e këtij edicioni ka qenë zbulimi i portierit Simon Simoni. 17-vjeçari ka bërë paraqitje tepër pozitive dhe është ftuar nga Kombëtarja e U21 e Alban Bushi, ndërsa edhe me kuqezinjtë bëri ndeshje të mira.
“Panorama Sport”, bën me dije se dy klube të Serie A kanë shfaqur interesim konkret për Simonin. Bëhet fjalë për Udinese dhe Sassuolo, dy klubet që luajnë në elitën e futbollit italian.
Negociatat me Dinamon kanë nisur prej kohësh dhe mësohet se blutë e kryeqytetit kërkojnë të paktën 500 mijë euro për ta lënë të lirë 17-vjeçarin, por kjo shifër mund të rritet akoma edhe më shumë.
Shitja e portierit do të “ngushëllonte” drejtuesit e Dinamos që kanë bërë shpenzime të mëdha këtë sezon, ndërsa për Simonin do të ishte një hap shumë i madh në karrierë e tij.
Simon Simoni eshte i datelindjes 14 qershor 2004, pra ende nuk i ka mbushur 18 vjeç, ka lindur ne Ishull- Lezhe por familja e tij eshte me origjine nga Puka. Ai kurrsesi nuk e kishte menduar ndonjehere qe karriera e tij do te merrte kete rruge, megjithate ajo vetem sa ka nisur. Me siguri qe ne te ardhmen kete portier do ta shohim duke luajtur ne ekipe elitare te Europes.