Sulmuesi shkodran Erald Çinari ne Turqi duket se do t’i jape shume shpejt lamtumiren Turqise dhe shanset e tij per t’u rikthyer ne Shqiperi qe ne janar jane te medha. Dy jane skuadrat qe duan te marrin sherbimet e tij, Vllaznia dhe Partizani.

Çinari ka edhe më shumë se një vit e gjysmë kontratë me Samsunsporin në Ligën e Parë turke, por trajneri dhe stafi teknik nuk e kanë aspak në plane, madje sulmuesi në këtë sezon, megjithëse është nën kontratë dhe po stërvitet me turqit, nuk është federuar për të luajtur në kampionat.

Ndeshja e fundit si titullar e Çinarit me fanellën e Samsunsporit daton më 1 dhjetor të vitit të shkuar, ndërsa më 20 maj 2022 është aktivizuar në një ndeshje nga stoli për herë të fundit.

Ne keto rrethana, 26 vjeçari deshiron rikthimin ne Shqiperi dhe Partizani po shpejton ta beje te vetin duke ia “rrembyer” ne njefare menyre Vllaznise e cila po ashtu deshiron ta kete ne skuader. Se çfare do te ndodhe, kjo mbetet per t’u pare ne ditet ne vijim.