Tirana nuk ka qenë asnjëherë një kundërshtar i lehtë për Vllazninë, sidomos këto sezonet e fundit. Mjafton të thuhet se në 10-përballjet e fundit, Vllaznia e ka mundur vetëm dy herë Tiranën.

Fitorja e fundit daton më 2-shtator të këtij viti, në atë fitore të ngushtë 1-2 në “Selman Stërmasi”, me gola të Markut nga penalltia dhe Kainës me kokë. Ndërkohë, në 10-ndeshjet e fundit të të dyja skuadrave, kryeqytetasit kanë fituar pesë dhe tre sfida janë ndalur në barazim.

Të dhëna këto që tregojnë se shkodranët do të kenë në disfavor edhe ecurinë në përballjet direkte këto dy sezonet e fundit, por jo gjithmonë vendosin statistikat dhe shifrat sepse duhet parë edhe momenti kur luhet ndeshja dhe gjendja që kalojnë skuadrat.

Megjithatë, këto janë thjesht të dhëna që përgjatë një 90-minutëshi, aq më tepër një finaleje nuk kanë asnjë vlerë, por në njëfarë mënyre tregojnë edhe problemet që Vllaznia ka hasur me Tiranën përgjatë këtyre dy sezoneve të fundit. /Maringlen ZHIVANI/

Bilanci i Vllaznisë me Tiranën në 10-ndeshjet e fundit: Dy fitore, tre barazime, pesë humbje