Terbuni i Pukes ka nisur punen per sezonin e ri. Kryebashkiaku-president Rrok Dodaj ka vendosur qe punen ta nise nga ndertimi i struktures se re drejtuese te klubit dhe hapi i pare ka qene rikthimi i Bujar Mehjes ne postin e sekretarit te klubit, post qe e ka mbajtur per shume vite me rradhe.

Por nga ana tjeter, ne oret e mbremjes ka ardhur edhe nje tjeter zyrtarizim. Behet fjale per drejtorin e ri teknik te klubit qe ne fakt eshte nje emer shume i njohur.

Behet fjale per presidentin e Ades Alfred Pjetri. Presidenti Dodaj duket se i ka besuar pervojes gati 30 vjeçare te Pjetrit si drejtues dhe per kete arsye i ka besuar atij ndertimin e skuadres per sezonin e ri.

Nderkohe ne ditet ne vazhdim do te zyrtarizohet edhe trajneri i ri qe me shume mundesi do te jete po nga Shkodra. Siç eshte bere e ditur, ekipi ne sezonin e ri nuk do te stervitet me ne Tirane, por ne Shkoder.

Si rrjedhoje edhe baza e kontigjentit te lojtareve do te jete nga ky qytet dhe Terbuni pritet te kete pretendime serioze per rikthimin serish ne kategorine e pare te futbollit shqiptar.