HomeKRYESOREE FUNDIT: Italia me dorë të ashpër, mbyllet dhe një kampionat!

E FUNDIT: Italia me dorë të ashpër, mbyllet dhe një kampionat!

Futbolli në Itali mund të marrë një goditje tjetër, sepse pas mbylljessë ligës së të rinjve dhe amatorëve mund të mbyllet dhe Serie C.

Një lajm i fortë që vjen nga Italia, pasi mendohet se League Pro është mbledhur dhe ka vendosur të mbyllë sezonin 2019-20.

Serie A po synon që të rikthehet në fushë, ashtu si Serie B, ndërsa situata duket krejtësisht tjetër për Serie C. Klubet duket se kanë rënë dakord që të mbyllin vitin ditën e sotme, sipas asaj që shkruajnë mediet italiane.

Skuadrat që do të ngjiten direkt në Serie B janë liderët e kampionatit. Monza e Berlusconit, Vicenza dhe Reggina do të luajnë sezonin e ri në ligën e dytë italiane. Për ekipet e tjera që ngjiten dhe rënien nga kategoria do të përdoret play-off-i dhe play-out-t./telesport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments