Është vetëm 16 vjeç dhe ka bërë realitet ëndrrën e tij. Endrick, “ylli” i ri në rritje i futbollit brazilian, do të jetë lojtar i Realit të Madridit nga korriku i vitit 2024 për rreth 35 milionë stërlina.
Adoleshenti në pronësi të Palmeirasit ka folur me emocione për këtë arritje mes klubeve.
“Falënderoj Palmeirasin, klubin e zemrës sime, që më dha gjithçka që më duhet për t’u bërë ai që jam sot, duke më ndihmuar të arrij ëndrrat e mia dhe duke respektuar dëshirat e mia dhe të familjes sime.
Derisa të kaloj te Reali i Madridit, do të vazhdoj të mendoj vetëm për Palmeirasin, duke dhënë gjithçka dhe duke u përpjekur të shënoj gola dhe të ndihmoj për të arritur fitore, tituj dhe gëzim për tifozët tanë”.