Pas dy vitesh te Vllaznia, Matko Djarmati prej pak ditesh ka nisur nje detyre te re ne karrieren e tij prane futbollit. Kete here nuk do te punoje ne Shqiperi, por ne Indine e larget. Aty ku eshte bashkuar me Thomas Brdariç, njeriun me te cilin punoi gati dy vite ne Shkoder.

Por nese te Vllaznia, Djarmati ka mbajtur pozicionin e drejtorit sportiv, tek Chennaiyin FC do te kete ate te asistentit te Brdariç, pra do te punoje si trajner i dyte. Por perpos kesaj, drejtuesit e klubit i kane caktuar atij edhe detyren e perzgjedhesit te merkatos per lojtaret e huaj qe do blihen.

Lajmi per emerimin e Djarmatit tek kjo skuader ka dite qe qarkullon, por tashme eshte zyrtar. Mjafton nje kerkim ne internet dhe menjehere te shfaqet emri i tij si pjestar i ekipit indian Chennaiyin FC.

Ish- drejtori i Vllaznise ka pak dite qe ka mberritur ne Indi dhe ka nisur punen perkrah Brdariç teksa do te synojne ta bejne kete skuader nje nga me te mirat e kampionatit te ketij vendi. Dyshja Brdariç- Djarmati ne kete menyre do te nisin nje vit te trete bashkepunimi me njeri- tjetrin.

Ne Shkoder ne fakt lane gjurme me ate ndryshim te madh dhe rrenjesor qe pesoi skuadra dhe puna e saj, kuptohet e shoqeruar edhe me ardhjen e presidentti Alban Xhaferi ne krye te klubit./SHKODRA-SPORT.COM/