Eshte thuajse e kryer: Thomas Brdariç do të jetë trajneri i ri i Vllaznisë. Gjermano- kroati ka mbërritur në Shqipëri dhe është në bisedime me presidentin Alban Xhaferi për të mbyllur

Por ndërkohë në media është folur edhe për mundësinë e rikthimit bashkë me Brdariç edhe të Matko Djarmatit. Ky i fundit ka punuar bashkë me të edhe pas largimit nga Shqipëria duke mbajtur rolin e zëvendëstrajnerit dhe kjo u mendua se do të ndodhte edhe në Shkodër, por jo.

Burime pranë gazetës “Shkodra Sport” bëjnë të ditur se krahu i djathtë i Brdariç pritet të jetë Ergi Borshi. Trajneri aktual i ekipit Vllaznia U21, pritet të “gradohet” si zëvendëstrajner, ndërkohë që Shtubina mund t’i marrë vendin tek 21 vjeçarët.

Megjithatë të gjitha këto dilema pritet të marrin fund brenda pak orëve sepse fillimisht do të prezantohet trajneri Brdariç dhe më pas do të mësohen të gjitha detajet e tjera, ndërsa pasdite stafi i ri do të zbresë në fushë për të drejtuar seancën e parë me ekipin.