Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një stadium të ndodhur në Itali, gjatë një ndeshje futbolli të Kupës së Italisë mes ekipeve te Dro dhe Lavis, në zonën e Riva di Garda.

Ndeshja është ndërprerë për disa minuta, dhe në vendin e futbollistëve ka qenë helikopteri në fushën e blertë, që ka zbarkuar për ti ardhur në ndihmë një gruaje e cila ishte gati për të lindur.

Ajo ishte bashkëshortja e një futbollisti në fushën e lojës. Ngjarja ka ndodhur në stadiumin e Benakense.

Sipas mediave gruaja u dërgua me urgjencë në spital dhe solli në jetë fëmijën e saj atje.

Ndeshja është ndërprerë përafërsisht për 15 minuta, ku më pas ka vazhduar rregullisht dhe ka përfunduar me fitoren e Dro 3 me 1.