Kapiteni Erdenis Gurishta duket se nuk do te levize nga Vllaznia, pavaresisht zerave te merkatos. Nga sa mesohet nga burime te “Shkodra Sport”, 27-vjeçari eshte futbollist kryesor i projektit te sezonit te ri.

Kapiteni i Vllaznise, Gurishta flitej se mund te largohej nga skuadra, pasi ne adrese te tij kishte disa oferta. Futbollisti nuk mund te jepte pergjigje per ofertat, pasi ai eshte nen kontrate me kuqeblute edhe per vitin e ardhshem.

Megjithate, nga sa mesohet nga burime te “Shkodra Sport”, gjate diteve te ardhshme, Gurishta do te bisedoje me presidentin Alban Xhaferi, teksa gjasat jane qe ai te ulet dhe te diskutoje per nje rritje te mundshme te pages, por kjo mbetet per t’u pare se si do te shkoje nje gje e tille ne ditet e ardhshme.

E sigurtë eshte qe edhe Vllaznia e sezonit te ri do te nise nga Erdenis Gurishta. Njeriu qe ngriti dy here lart Kupat e Shqiperise ne dy sezonet e fundit, ka shume deshire qe te ngreje edhe kupen e ekipit kampion dhe pse jo, qe ne sezonin e ri.
Maringlen ZHIVANI