Ndriçim Shtubina i dha lamtumirën futbollit të luajtur disa ditë më parë. Megjithatë, nuk ka vonuar shumë për të nisur një tjetër karrierë brenda botës së futbollit. Pas varjes së këpucëve në gozhdë, Shtubina do të nisë një etapë të re në rolin e drejtorit sportiv.

Ish-futbollisti ka marrë këtë detyrë të re në klubin ku edhe mbylli karrierën e tij, Egnatia. Skuadra rrogozhinase e ka njoftuar një gjë të tillë përmes faqes së vet zyrtare në “Instagram” pak ditë më parë, se Ndriçim Shtubina do të jetë drejtori i tyre sportiv, duke i uruar suksese në detyrën e re.

Kështu, shkodrani do të marrë në dorë edhe merkaton e ekipit. Kjo skuader tashme ka zgjedhur edhe trajnerin e ri, qe eshte durraaku Edlir Tetova dhe Shtubina e ka per detrye qe t’ia plotesoje skuadren me lojtaret e duhur.

Nuk perjashtohet mundesia qe ai “te mesyje” ne Shkoder per te marre ndonje lojtar duke qene se i njeh mire vlerat e tyre, megjithate çdo gje do te mesohet ne ditet ne vazhdim.
Maringlen ZHIVANI