Përfaqësuesja jone do të luajë ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve kundër Islandës dhe për këtë specialistët e basteve shohin favoritë ishullorët, me një diferencë të vogël.

Në baste Islanda ka një koeficient fitoreje 2.40, ndërsa kuqezinjtë kanë kuotën 2.85. Një barazim në këtë përballje do të jetë me koeficientin 3.10. Ndeshja do të luhet në Reikjavik sot në orën 20:45 në stadiumin “Laugardalsvöllur”.

Ne pamje te pare edhe vete pjestaret e skuadres shqiptare jane shprehur se edhe nje barazim nuk do te ishte keq ne kete takim te pare te ketij kompeticioni, per te shpresuar pastaj tek fitorja ne ndeshjen e pas pak diteve.

Ne takimin e sotem ndaj Islandes nje problem jo i vogel per trajnerin Reja eshte mungesa e disa prej lojtareve me te rendesishem te kombetares shqiptare ku spikat mbi te gjitha ajo e Armando Brojes.