30 prilli i vitit 2023 do te mbetet gjate ne kujtesen e futbollistit me origjine nga Shkodra, Andreas Ndoj. Kjo sepse ai shenoi te parin gol me ekipin e pare te Olimpiakosit ne nje ndeshje te kampionatit grek.

Ka ndodhur keshtu diten e sotme ne perballjen ndaj ekipit Volos NFC dhe Ndoj ka shenuar te parin gol ne fitoren e thelle 5-0 te skuadres se tij, pikerisht ne minuten e 19-te te ndeshjes.

Interesant eshte fakti se edhe goli i dyte ka per autor nje tjeter shqiptar, Pajtim Kasamin. Megjithate festa e vertetete ne kete ndeshje ka qene per Ndojin dhe prandaj vete klubi grek i ka bere jehone ne faqen e tij zyrtare.

20 vjeçari i lindur ne Greqi por me origjine nga Shkodra, po fiton gjithnje e me shume vemendje tek skuadra e njohur helene dhe ai diten e sotme ka qene serish pjese e formacionit baze te ekipit duke luajtur ne rolin e qendermbrojtesit.

Pas javes se 33-te te kampionatit, Olimpiakos ka arritur te grumbulloje 66 pike duke qene i pozicionuar ne vendin e trete te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/