Nga Ketjola GËSHTENJA

Një rekord tjetër për “njeriun e rekordeve” Cristiano Ronaldon. Në rrjetin social Instagram ai mbetet personazhi i famshëm më i ndjekur me 249 milion ndjekës.

Postimi i Cristiano Ronaldos për largimin nga jeta të legjendës së futbollit Diego Armando Maradona është postimi më me shumë pëlqime në Instagram për vitin 2020, siç njoftohet nga Billboard.

Postimi është bërë në muajin nëntor, kur ish-futbollisti argjentinas u nda nga jeta, ku edhe regjistroi mbi 19.7 milion pëlqime.

‘Sot i them lamtumirë një shoku dhe bota i thotë lamtumirë një gjeniu të përjetshëm. Një nga më të mirët ndonjëherë. Një magjistar i pakrahasueshëm.

Ai u largua shumë shpejt, por la një trashëgimi të pakufijshme dhe një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Pusho në Paqe. Nuk do të harrohesh kurrë”, shkruante në postim ylli portugez.