Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive në RTSH Sport ka folur për ecurinë e kuqebluve. “Nëse jam unë çelësi i suksesit te kjo Vllazni? Ka shumë arsye që ne ndodhemi në këto nivele, por njëra prej tyre, që dua të theksoj është puna e madhe, fakti që shijojmë atë që bëjmë”.

“Arbitrimi në Shqipëri? Nuk dua të bëj krahasime me vendet e tjera. Natyrisht ata ndikojnë me vendimet e tyre, por duhet ti respektojmë këto vendime, pavarësisht se si janë marrë, nëse kanë qënë të drejta ose jo”.

“Nëse je në disavantazh dhe rikthehesh në ndeshje, duhet të kënaqesh me një pikë. Sot mund të fitonim sepse kishim disa raste. Mund të kishim mbyllur ndeshjen, gjithsesi duhet të punojmë për këtë. Ne jemi njerëz që punojmë shumë dhe e përdorim pasionin për të ecur përpara. Nuk kemi hapësirën e nevojshme por jam i lumtur.

Kemi besim dhe këtë e treguam edhe kur ishim 0-1. Unë u kam thënë lojtarëve që të vijojmë përpara. Duhet të punojmë më mirë me detajet. Sot pamë që kishim shumë forcë dhe do punojmë shumë. Mëkat që nuk shënuam por rëndësi ka qënë jemi në pozicion të mirë. Ne luajtëm më mirë. Kemi patur rezultate të mira në fillim. Shpresoj të vazhdojmë kështu” “Nëse je në disavantazh dhe rikthehesh në ndeshje, duhet të kënaqesh me një pikë.

Sot mund të fitonim sepse kishim disa raste. Mund të kishim mbyllur ndeshjen, gjithsesi duhet të punojmë për këtë. Ne jemi njerëz që punojmë shumë dhe e përdorim pasionin për të ecur përpara. Nuk kemi hapësirën e nevojshme por jam i lumtur. Kemi besim dhe këtë e treguam edhe kur ishim 0-1.

Unë u kam thënë lojtarëve që të vijojmë përpara. Duhet të punojmë më mirë me detajet. Sot pamë që kishim shumë forcë dhe do punojmë shumë. Mëkat që nuk shënuam por rëndësi ka qënë jemi në pozicion të mirë. Ne luajtëm më mirë. Kemi patur rezultate të mira në fillim. Shpresoj të vazhdojmë kështu”