Ka përfunduar sot në Austri turneu ndërkombëtar I moshave “World Sports Festival 2012” ku siç dihet morën pjesë edhe disa ekipe nga Shkodra ndër të cilët edhe 4 ekipet e Akademisë Vllaznia, dy të 15 vjeçarëve dhe dy të 12 vjeçarëve. Nga sa bëhet e ditur, paraqitjen më të mirë nga këto ekipe e ka bërë ekipi I 15 vjeçarëve kuqeblu me trajner Alban Volumin që ka zënë vendin e parë në këtë grupmoshë duke merituar edhe kupën përkatëse.

Vllaznia U-15 i ka fituar të gjitha ndeshjet në grup duke dalë në finalen e luajtur mesditën e sotme ndaj një ekipi austriak të cilin e ka mundur me rezultatin 2-0 me gola të shënuar nga Ujkaj dhe Kola. Sigurisht që ky është një sukses jo I vogël pasi në këtë turne ndërkombëtar kanë marrë pjesë ekipe nga e mbarë bota. Suksesi i sotëm i Vllaznia U-15 tregon edhe njëherë tjetër për punën e mirë që bëhet me Akademinë e këtij klubi dhe për më tepër, vërtetohet edhe njëherë fakti që Shkodra nxjerr vazhdimisht lojtarë të talentuar që mund të maten denjësisht me moshatarët e tyre nga e gjithë bota.
Gjergj KOLA