Numri i futbollisteve qe tashme kane nisur karrieren e tyre si trajner, po shtohet çdo dite e me shume dhe padyshim qe ky eshte nje lajm i mire sepse ata kane se çfare te demostrojne tek femijet e vegjel.

I rradhes qe zgjedh rrugen e trajnimit eshte ish- portieri i Vllaznise Erind Selimaj. Prej disa kohesh ai ka filluar te drejtoje ekipin e grupmoshes U11 te Akademise se KF Murlani.

Por nga ana tjeter, vete vazhdon te luaje dhe te mbroje porten e Murlanit qe merr pjese ne kategorine e dyte te futbollit shqiptar.

“Jeta ime eshte e lidhur me futbollin dhe si rrjedhoje kam filluar te mendoj edhe per periudhen kur nuk do te luaj me. Kisha kohe ngaqe stervitjen me ekipin e pare e kam paradite dhe per rrjedhoje, e pashe te arsyeshme te nis te trajnosh nje ekip femijehs.

E kam te qarte se do te jete nje rruge e veshtire por ashtu si ia kam dale kur jam bere futbollist, do ia dal edhe kete here.E kam marre me shume deshire kete detyre te re dhe kuptohet do te mundohem te bej me te miren”- ka thene Selimaj./SHKODRA-SPORT.COM/