Mjafton kjo foto e shkrepur dje nga i mirenjohuri Mikel Thepina para ndeshjes se femrave ne mes ekipeve kampione te Shqiperise dhe Kosoves, perkatesisht Vllaznise dhe Ep Com Hajvalia, per te “zberthyer” me se miri pasionin e madh qe pjestaret e kesaj fotoje kane per sportin por edhe mjekesine sportive.

Ne foto jane tre pjestare te se njejten familjes, asaj MLLOJA. E veçanta eshte se te tre jane ne te njejten kohe duke kryer te njejtin mision: Duke i qendruar prane ekipit te futbollit te femrave te Vllaznise.

“Kryetari” i familjes- Arbeni, ish- kampioni dhe rekordmeni i atletikes, vazhdon te punoje tashme ne rolin e fizioterapistit, pune te cilen e ben me shume pasion dhe per me teper tek ekipi i femrave te Vllaznise, per vete lidhjen qe ka me presidentin Matija prej me teper se 10 vitesh.

Por pasionin e tij per mjekesine sportive e ka transmetuar tek te dy djemte e tij, Albi dhe Redi. Edhe ata i sheh gjithmone prane ekipeve te sportit duke dhene ndihmen dhe kontributi e tyre. Nje rast i rralle dhe i veçante.

Nje familje model, brenda dhe jashte fushe dhe natyrisht qe jane nje vlere e shtuar e sportit. Shkodra dhe Shqiperia kane nevoje me shume se kurre per njerez te tille profesioniste dhe te perkushtuar.
Gjergj KOLA