Qe prej ndeshjes se pare dhe deri dje pasdite, presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armando Duka ka qene gjithnje i interesuar per mbarevajtjen e ekipit te Vllaznise se femrave ne ndeshjet e Liges se Kampioneve.

Nga sa mesohet, ai ka mbajtur kontakte telefonike çdo dite permes telefonit me presidentin Lazer Matija dhe me pjestare te tjere te ekipit duke i mbeshtetur dhe inkurajuar per te arritur kete sukses historik per futbollin shqiptar te femrave.

Numri 1 i futbollit shqiptar edhe dje pas sigurimit te kualifikimit e ka bere publik urimin e tij per ekipin shkodran, por nga sa mesohet, ai nuk eshte ndalur ketu.

Ne nje bisede telefonike qe ka patur me presidentin Matija pas suksesit, i ka premtuar atij nje shperblim per ekipin per kete arritje. Kjo pritet te ndodhe ne mbledhjen e ardhshme te Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se.

Ne fakt Vllaznia e meriton sepse ndryshe nga ekipet e meshkujve qe marrin pjese ne Kupat e Europes te cilat kane shperblim, per femrat eshte tjeter histori. UEFA paguan per to vetem shpenzimet e akomodimit ne vendin ku luhen ndeshjet dhe po ashtu edhe shpenzimet e transportit. Vetem kaq, asgje me shume.

Per kete arsye, nje shperblim nga FSHF do te ishte “qershia mbi torte” per pjestaret e ketij ekipi. Duke shpresuar ne fakt qe kete rruge te ndjeke edhe Bashkia Shkoder apo dhe ndonje institucion tjeter sepse Vllaznia e femrave ka qene krenaria e futbollit shqiptar ne Europe sivjet.
www.shkodrasport.com