Largimi i Robert Levandovskit në drejtim të Barcelonës nga Bajerni shkaktoi bujë të madhe në mediat europiane, por që arkitekti Nagelsman e zgjidhi në mënyrë perfekte, madje pa asnjë kosto.

Lojtari i harruar ÇupoMoting u vendos ne krye të një misioni më shumë se sa i vështirë, zëvendësimi i golave dhe dueleve të fituar në luftën ajrore. 33-vjeçari kamerunas ka arritur t’i zbatojë në mënyrë të shkëlqyer urdhrat e Julianit dhe hapësirat e lëna bosh nga Leva.

Edhe pse gëzon një formë të mirë me Barcelonën ne La Liga në aspektin e goleadorit dhe pozicionimit në tabelë, sërish nuk ka mundur ta mbajë përbrenda xhelozinë ndaj zëvendësuesit të tij në “Allianz Arena”, Erik Maksim Çupo-Moting.

“Kur një ekip luan mirë është më e lehtë puna edhe për sulmuesit. Çupo-Moting ka shënuar disa gola dhe ndodhet në formë të mirë. Është e vërtetë se nuk përcjell pozitivitet vetëm me finalizimet dhe duelet ajrore, por edhe jashtë saj.

Gjithsesi ky është vetëm fillim i sezonit dhe rruga është shumë e gjatë për të thënë ke përfunduar një sezon fantastik. Këtu jemi dhe do të shohim sesi do të vazhdojë. Ka momente që të marrin për mirë dhe më pas zhytesh në krizë”, përfundojë me nota të larta xhelozie ylli polak.