Teuta dhe Egnatia u ndalën në një barazim spektakolar në Niko Dovana. Ndeshje e luftuar cdo minuta por dy skuadrat ndajnë nga një pikë. Pas ndeshjes, trajneri i Teutës, Edi Martini, foli për Oversport.

Duhet ta fitonim ndeshjen pasi patëm rastë. Ekipi luajti mirë pasi është ndeshja e dytë për tre itë. Jam i kënaqur nga djemtë pasi edhe mund të humbnim poor edhe të fitonim. Jam i kënaqur me Kallakun dhe lojtarët që hynë nga stoli. Me zëvëndësimet arritëm të rrisnim niveli ne lojës dhe morëm penalltinë ku edhe barazuam.

Na duhet të ndërhyjmë në merkato. Vështirësitë në janar janë të ditura. Duhet të matemi mirë kur marrim lojtarë të rinj. Nga goditjet standarte kemi punuar shumë dhe nuk mendoja se do të ndëshkoheshim në atë mënyrë. Egnatia ishte e clodhur pasi në Kupë luajtën me ekipin e tretë ndërsa ne u sforcuam me dy ndeshje për tre ditë.

Kemi ndërruar modul. Tani luajëm me 3-5-2. Kemi punuar në anën mentale. Sot e pamë që barazuam pas golit të pësuar dhe treguam karakter. Jemi në rrugën e duhur mendoj dhe shpresoj që do të ecim përpara. Na duhet një sulmues dhe një mbrojtës, si trajner nuk e kam qef 3-5-2 por isha i detyruar pasi emi pësuar shumë gola. Du një mbrojtës që më jep garanci me 4 prapa por edhe një pykë që të jetë rrezik përpara.

Kallaku na ndihmon shumë në ofensivë por ai është pjekur shumë ehde në defensive dhe shpresoj të vazhdojë me këtë ritëm. E përgëzoj. Lorenco Vila? Kur erdha në fillim para 3 vjetësh gjeta një lojtar që hynbte e dilte dhe dëshirën për të luajtur futboll. Jam munduar t’i jap mudnësinë për të luajtur. Ka një ego që e ndihmon, cilësitë janë aty.