Dita e sotme ka qenë e veçantë për njërin nga ish-futbollistët më të talentuar të Vllaznisë së pas viteve ’90. Edi Martini ka festuar 37 vjetorin e tij të lindjes. Ai mbetet në mendjen e tifozëve shkodranë si futbollisti më virtuoz, autori i shumë golave spektakolarë. Karriera e tij sportive në fakt u mbyll më herët sesa duhet, madje shumë mirë mund të ishte sot sërish në fushë por tashmë ai ka zgjedhur karrierën e trajnerit.

E nisi tek Luftëtari i Gjirokastrës, e vazhdoi me kombëtaren e minifutbollit, për të kaluar më pas tek Laçi, Vllaznia dhe sezonin e shkuar tek Teuta e Durrësit. Për moshën e tij, duket një karrierë me shumë stacione dhe e pasur por natyrisht që në të ardhmen do pasurohet sërish sepse ai është një njeri shumë pasionant dhe nuk do heqë dorë kollaj nga futbolli-pasioni i vetëm i tij i jetës. Megjithatë më parë se të flasim për karrierën e Martinit, atë që ka kaluar dhe atë që e pret, është momenti më i mirë t’i themi në emër të gazetës online “shkodrasport.com”: “Edhe 100 të tjera të lumtura Edi”!