Ish-lojtari dhe trajneri I njohur, Edmond Gëzdari nuk është përmbajtur pas humbjes 0-1 që Shqipëria pësoi me Lituaninë. Në emisionin Pressing, Gëzdari I ka cilësuar lojtarët si hamallë, duke thënë se gjendja fizike ishte mizerabël.

“Si mund ta fitosh ndeshjen me njerëz që nuk dinë të çojnë topin përpara. 3 mesfushorët dhe 3 mbrojtësit nuk dinë të luajnë pasimin. Nuk kanë fantazi fare. Na mungoi presioni dhe shpirti i garës, gjendja fizike ishte mizerabël.

Taktika? Emrat ishin zgjedhur gabim për atë që duam ne. Kjo ishte skuadër për të luajtur jashtë, jo për të luajtur brenda në stadiumin tonë. Balaj duhej për të zgjidhur punë. Sulmuesit ngelen si peshku pa ujë, nuk ju shkoi topi.

Si mund të fitosh me mesfushorë si hamallë? Cikalleshi? Asgjë nuk do të ndryshonte sot. Për mua, skuadra nuk është e ndërtuar për të fituar lojën. Nuk ka fare fantazi, nuk luhet futboll: hajde të markojmë të gjithë.

Duhen lojtarë që ta hedhin një pasim përpara. Sadiku? Tre herë i erdhi topi gjithsej. Fizikisht dhe shpirtërisht ishim mizerje. Lojtarët ecën sot, vrapuan sa gjysma e asaj që bënë në Bjellorusi”, u shpreh Gëzdari./newsport/