Egnatia është mobilizuar në maksimum për sfidën e nesërme me Teutën, e vlefshme për javën e 25-të të Superiores.

Rrogozhinasit kanë 3 ndeshje pa fitore në kampionat dhe kërkojnë kthesën kundër durrsakëve, që me pikët e marra javët e fundit lanë fundin për t’u ngjitur në vendin e 8.

Kështu objektiv i vetëm shihet fitorja. Te rrogozhinasit besojnë në cilësitë e ekipit. Dhe pse Egnatia ka bërë ndryshime në janar, duke shitur dhe marrë lojtarë të tjerë, në klub mendohet se kontigjenti është përmirësuar.

Ndeshja luhet në orën 13:30 te “Demrozi Stadium”. Interesi është i lartë, pasi rivalët luajnë pas kësaj ndeshje. Komoditeti i vetëm janë 8 pikët më shumë që numërojnë në krye të klasifikimit, nga ndjekësit më të afërt Partizani dhe Vllaznia.