Vllaznia U21 mund te shpallet kampione e Shqiperise qe sot, tre jave para fundit te kampionatit. Nje fitore ne ndeshjen qe do te startoje ne oren 14.00 ne Durres ndaj Teutes, do t’i jepte asaj avantazhin e duhur per t’u kurorezuar si kampione.

Kjo ngaqe dy rivalet e saj, Bylis dhe Partizani ne ndeshjet e javes se 25-te kane gabuar. Keshtu, Bylis eshte mundur dje nga Egnatia e drejtuar nga Ndriçim Shtubina me rezultatin 3-2, ndersa Partizani ka barazuar me Kukesin 2-2.

Nje fitore e kuqebluve ne Durres do t’i çonte ata ne kuoten e 39 pikeve, duke qene keshtu 7 pike te shkeputur nga Bylis i vendit te dyte dhe tete pike nga Partizani i vendit te trete. Por edhe nese nuk arrihet sot kjo gje, nje fitore javen e ardhshme ne Shkoder ndaj Egnatias, do ta mbyllte kete çeshtje.

Por djemte e drejtuar nga trajneri Elvis Plori nuk kane nder mend ta lene per javen e ardhshme festen teksa do te tentojne te mbyllin çdo gje sot ndaj Teutes.

Ato po kalojne nje forme shume te mire sportive dhe tashme titulli kampion eshte thuajse çeshtje e kryer. Ky do te ishte titulli i pare per Vllaznia U21 kur kujtojme qe ne dy kampionatet e kaluara, ajo eshte renditur ne vendin e dyte./SHKODRA-SPORT.COM/