Egnatia edhe matematikisht siguron ngjitjen në Kategorinë Superiore, pas plot 16 viteve. Rrogozhinasit mposhtën ditën e sotme minimalisht Besën e Kavajës, duke shkuar në kuotën e 43 pikëve, ndërkohë që kanë mbetur edhe dy javë dhe diferenca me Tomorin e vendit të dytë është 9 pikë.

Këta të fundit barazuan 2-2 ndaj Pogradecit në transfertë, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare. Canka i dha 1 pikë beratasve me dopietën e tij, teksa tashmë e shikojnë veten ne vendin e dytë ne kuotën e 34 pikëve, 4 më shumë se ndjekësit e Pogradecit dhe iu mjafton vetëm një fitore për të siguruar “Play off”-in për në Superiore.

Rikthimi ne Superlige i Egnatias padyshim qe eshte nje sukses per kete skuader dhe nje merite per kete ka edhe shkodrani i saj Ndriçim Shtubina i cili ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te saj.

REZULTATET:

EGNATIA-BESA 1-0

Magani 41′