Jurgen Goxhaj është lojtari i ri i Egnatias.

“Panorama Sport” zbulon se pak minuta më parë lojtari polivalent ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin rrogozhinas.

Mbrojtësi që ka luajtur më parë te Tirana, Bylisi, Erzeni dhe Besëlidhja, së fundmi ka qenë pjesë e kampionatit azerbajxhanas me klubin Sabail.

Goxha blindon tashmë repartin e mbrojtjes së rrogozhinasve, ndërkohë që mund të luajë edhe në mesfushë./PANORAMA/SPORT/