Sot mbush 18 vjeç por dita e sotme nuk eshte thjeshte ditelindja e futbollistit shkodran Klevis Bebeziqi. Pikerisht sot, ai ka firmosur te paren kontrate profesioniste dhe per me teper, me nje ekip te huaj si Olimpija e Ljubjanes ne Slloveni.

Drejtuesit e kesaj te fundit e kane testuar per disa dite dhe mesfushori i talentuar e ka kaluar me sukses ate duke i bindur te gjithe dhe si rrjedhoje ka ardhur firma ne kontrate.

“Shkodra Sport” meson se Bebeziqi ka firmosur per dy vjet me klubin e njohur slloven, president i te cilit eshte i mirenjohuri Milan Mandariç qe perveçse president i Olimpia Ljubjane eshte njekohesisht edhe president i klubeve angleze Porstmuth dhe Shefild.

Padyshim qe nje merite te madhe ne kete transferte ka luajtur edhe menaxheri i tij, ish- futbollisti Erkan Sulejmani. “Shkodra Sport” raporton se ky i fundit prej disa vitesh ushtron detyren e menaxherit dhe ka bere transferta te bujshme si ato te futbollisteve Lemar, Cavani, Pastore, Podolski, Ardjan Ismaili, Coman, Ramadani Okampos etj.

Atij iu propozua para pak kohesh qe te shikonte mundesine per ta transferuar Bebeziqin ne nje klub europian dhe Sulejmani menjehere ua ka propozuar drejtuesve te Olimpia Ljubjanes. Ketyre te fundit u kane mjaftuar vetem pak dite sepse mesfushori 18 vjeçar qe me pare ka qene pjese e Akademise Vllaznia, i ka bindur te gjithe dhe prandaj ka ardhur firma ne kontrate.

Nje firme qe ka ardhur pikerisht sot kur ai mbushi 18 vjeç duke ia bere kete dite mese te lumtur pasi do te festoje dy gezime njeherazi.

Karriera e tij padiskutim qe ka nisur ne menyre te shkelqyer dhe tashme eshte detyra e tij ta çoje edhe me tej. Bebeziqi per 3-4 muaj do te stervitet me ekipin U21 te Olimpias, por duke qene gjithmone nen vezhgimin e stafit te ekipit te pare.
Gjergj KOLA