Oret e fundit tek Laçi ka dale ne skene emri i Nevil Dedes si kandidature kryesore per te zevendesuar trajnerin qe pritet te largohet, Gentian Mezani. Megjithate, burime te “Shkodra Sport” prane trajnerit kryeqytetas kane mesuar se Laçi nuk ka asnje kontakt me ish-trajnerin e Dinamos, Nevil Dede.

Ne fakt, trajneri Gentian Mezani eshte ne presion te madh dhe thuhet se jane oret e tij te fundit ne drejtimin e Laçit dhe si alternative per zevendesimin e tij ka dale Nevil Dede.

Megjithate, sipas disa burimeve te “Shkodra Sport” prane Dedes, nuk eshte arritur asnje marreveshje dhe nuk ka pasur diskutime me trajnerin kryeqytetas. Kjo nuk nenkupton se kurbinasit ndoshta nga ana e tyre nuk e kane ne radar Deden, por per momentin nuk ka pasur asnje oferte dhe asnje bisedim.

Pas javes se 24-t te Abissnet Superiore, Laçi eshte ne vendin e tete me 30-pike, nje pozicion ky qe te dergon ne play-off me njeren nga ekipet e Kategorise se Pare.
Maringlen ZHIVANI