Java e 19-te e Kategorise Superiore, ose thene ndryshe e para e fazes se trete te kampionatit do te startoje neser kur do te zhvillohen tre ndeshjet e para dhe do te mbyllen diten e diele me dy ndeshjet e fundit.

Pritet te kete ballafaqime interesante dhe ne prag te ndeshjeve te kesaj jave, ka qene Elvin Beqiri i cili ne menyre ekskluzive per “Shkodra Sport” ka bere nje prognoze te ketyre ndeshjeve duke dhene edhe parashikimin e mundshem per to:


TIRANA- SKENDERBEU 1

Ne leter duket se kemi te bejme me nje perballje te lehte per Tiranen kryesuese, por Skenderbeu jo pak here ka surprizuar dhe prandaj mendoj se nuk do ta kete te lehte Tirana ndaj tij por ne fund te fundit do ta fitoje ndeshjen.

EGNATIA- KUKESI 2

Mendoj se Kukesi do te reagoje pas asaj humbje 0-4 ndaj Tiranes duke shpresuar qe ajo te mos kete lene ndikim te madh tek skuadra. Nisur edhe nga kualitetet qe ka ne rradhet e tij, mendoj se do ta fitoje kete ndeshje jo me loje por me cilesite e lojtareve qe ka ne dispozicion.

KASTRIOTI- DINAMO X

Dinamo ka shfaqur oshilacione ne ecurine e saj dhe kete e tregoi edhe javen e kaluar kur nuk mundi te fitonte as ndaj Egnatias me 10 futbolliste. Nga ana tjeter, Kastrioti po lufton per te marre sa me shume pike dhe per t’iu larguar fundit, prandaj dhe mendoj nje barazim per kete ndeshje.

LAÇI- VLLAZNIA 2

Mendoj qe Vllaznia do te jete fitimtare ne kete ndeshje sepse ka me shume deshire per t’iu ofruar kreut. Ajo garen nuk e ka me Laçin por me Tiranen dhe besoj se do te beje çmos per ta fituar kete ndeshje.

TEUTA- PARTIZANI X

Duket se kemi te bejme me njefare reagimi te Teutes ne ndeshjen e fundit, por mendoj se akoma nuk eshte ajo skuader qe kemi pare vjet dhe prandaj e mendoj ne barazim kete ballafaqimin me Partizanin./SHKODRA-SPORT.COM/