Abdurrahman Fangaj u largua ditën e sotme nga Vllaznia. Mbrojtësi i krahut të djathtë pas 2 vitesh në rradhët e kuqebluve, vendosi ta mbyllë bashkëpunimin me shkodranët.
Ekipet e interesuara për të në futbollin tonë nuk mungojnë. Një ndër skuadrat që ka shprehur interes konkret është Flamurtari. Vlonjatët e ngjitur në Kategorinë e Parë, kanë si synim Superligën dhe tek 24-vjeçari shohin një përforcim ideal. 
Por “Shkodra Sport” zbulon në mënyrë ekskluzive që ekipi i ri i Fangajt do jetë Teuta. Sipas burimeve shumë të afërta në kampin durrsak, ish-mbrojtësi i Laçit do jetë pjesë e “djemëve të detit” në edicionin e rradhës.
Ende nuk është zyrtarizuar asgjë, por palët duket se parimisht kanë rënë dakord. Duket se Teuta do jetë aventura e rradhës e shkodranit në futbollin shqiptar pas ekperiencave me Tërbunin, Laçin dhe Vllazninë.
Endri ÇINARI