Që nga fillimi i këtij sezoni, Elseid Hysaj ka qenë vazhdimisht në qendër të kritikave të tifozëve dhe disa paraqitje jo shumë bindëse të tij kanë bërë që ai të përfundojë në stolin e rezervave nën drejtimin e Karlo Ançelotit. Por eksperti i merkatos italiane, Alfredo Pedula, beson se futbollisti shqiptar ka shumë cilësi.

Në një prononcim për emisionin radiofonik “Si gonfia la rete”, ai ka shpjeguar se zërat e tifozëve apo pakënaqësitë e tyre nuk duhen marrë asnjëherë për bazë në vlerësimin e një lojtari.

“Në Itali ka pak mbrojtës krahu si Mario Rui, nëse Napoli e nxjerr në shitje, do të rreshtohej një numër i rëndësishëm ekipesh ndërkombëtare për ta blerë. Kurse te Roma e cilësonin të mbaruar pa e parë të luante asnjëherë. Edhe në Napoli flitet në bazë të koncepteve të cilat nuk janë krijuar duke u bazuar te realiteti.

Të gjithë gabojnë ndonjë ndeshje, as Ronaldo nuk është gjithmonë mes më të mirëve. Nuk janë të çmendur te Napoli që e vlerësojnë 50 milionë euro kartonin e Elseid Hysajt”, tha Pedula. /vipsport/