Dajan Shehi u bë sot transferimi i dytë i Vllaznisë në këtë merkato vere. Kontratë 1 vjeçare me të drejtë rinovimi dhe për 1 vit tjetër firmosi elbasanasi që do jetë përforcim për mbrojtjen e Mirel Josës sezonin e ardhshëm.

25- vjeçari mbylli aventurën te Skënderbeu që ra nga kategoria sezonin e fundit, ndërsa gjysmën e parë të sezonit mbajti veshur fanelën e Partizanit.

Pas zyrtarizimit në klubin e tij të ri, Dajan Shehi ka postuar fjalë zemre në rrjetin e tij social Facebook. Mbrojtësi tregon se e ndjen si rikthim në shtëpi, pasi ka luajtur për Vllazninë në vitet 2019-2-21.

“Jam shumë i lumtur që rikthehem përsëri në shtëpi. Shpresoj që të jap maksimumin për këtë fanelë të madhe. Falenderoj drejtuesit dhe stafin për besimin”, shkruan Dajan Shehi në rrjetin social Facebook./newsport/