Elis Dervishaj prej pak ditesh eshte bere pjese e Klubit Vllaznia. Ish- portieri i njohur, pas punes se tij disavjeçare tek AAS, ka vendosur te ndryshoje ambjent.

Dhe per rrjedhoje, pas akordit me drejtuesit kuqeblu ka firmosur kontraten dhe tashme eshte pjese e klubit Vllaznia.

Nga sa behet e ditur, Dervishaj do te jete pjese e stafit te ekipit U21 teksa do te jete kesisoj ndihmesi i trajnerit te pare Fatjon Hasani teksa do te merret me stervitjen e portiereve te tij.

Ai ka qene ne pankine paraditen e sotme ne ndeshjen e kontrollit qe ky ekip zhvilloi me ate U21 dhe per rrjedhoje ka udhezuar vazhdimisht portierin Shkoza dhe te tjeret qe jane pjese e tij.

Por jo vetem kaq. Mesohet se pjese e punes se tij do te jete edhe stervitja e portiereve te disa prej ekipeve te grupmoshave te Akademise Vllaznia.

Organika kuqeblu kesisoj eshte shtuar edhe me kete trajner i cili prej dy vitesh eshte njekohesisht edhe trajner i portiereve te ekipeve kombetare rajonale./SHKODRA-SPORT.COM/