Elvis Plori është trajner I Besëlidhjes në Kategorinë e Parë. Shkodrani me ekipin e tij arriti të eleminonte Partizanin nga Kupa, ndërsa tani do të përballet me Tiranën. Në grupin e A, Besëlidhja ka një kundërshtar të vështirë si Kastrioti, por shanset janë ende. Në një lidhje me “Fan Zone”, Plori u shpreh se objektivi i klubit është të ngjitet në Superligë sezonin tjetër.

“Kjo situatë është e vështirë për të gjithë, sidomos për ne që merremi me futboll pasi jemi mësuar të jemi gjithmonë aktiv. Ditët e para na u dukë si lojë dhe menduam se do të kalonte shpejt e nuk e dinim që do të zgjaste kaq shumë.

Nuk do të jetë e lehtë për të mundur Tiranën e nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, por shpresoj që të vazhdojë futbolli. Një skuadër e Kategorisë së Parë ka më pak kualitet se një e Superligës, por ne do të jemi më të privilegjuar se Tirana”.

Një skuadër në Superligë? “Më kanë thënë që duhet të mendosh edhe më shumë jashtë futbollit. Objektivi im është të ngjitemi në Superligë, por nuk e lashë unë Besëlidhje që të ngjitej në Superligë pasi e kam pasur kundërshtar”.

Presidenti është shumë tifoz me ne. Duke parë situatën te ne, ishte entuziast për ndeshjen me Partizanin, të cilin më pas e eliminuam.

Duke parë situatën se si ishte në Shkodër, duke parë që për disa vite Vllaznia rrezikonte rënien. Menaxhimi aspak i mirë te klubi, bëri që shumë njerëz të ndërhynin në detaje. Mendoj se për të menaxhuar më mirë situatën, morën një trajner të huaj. Çdo skuadër futbolli në Shqipëri duhet të ketë president, të jenë nga ata që të mos fusin hndët në punët e trajnerit.

Skenari më i mirë? Me këtë rrjedhë që mori skuadra këtë sezon, do kisha dëshirë që kampionati të vazhdojë dhe të na jepet një periudhë për tu stërvitur.

Ne jemi në lojë edhe për Kupën edhe për kampionatin, e mira do ishte të vazhdohet aty ku u ndal. Pagat? 80% e klubeve këtu kanë rroga rreth 300-400 mijë lekë, pak a shumë sa fasoneritë dhe nuk besoj se do ketë shumë ndikim situata e krijuar. Në Kategorinë e Parë duhet investuar më shumë në stadiume dhe infrastrukturë”./newsport/