Kategoria e Parë ka hyrë në fazën më të rëndësishme të sezonit për të përcaktuar ekipet që do të ngjiten në Superiore dhe ato që do të detyrohen të zbresin një nivel më poshtë.

6 sfida do të luhen ditën e sotme, ku dy prej tyre janë vërtet interesane. Dy kryesuesit e grupit A Kastrioti dhe Besëlidhja luajnë sot kundër njëri-tjetrit në fushën e krutanëve.

Këta të fundit, edhe ndodhen në distancë komode prej 9 pikësh nga lezhjanët, nuk duan të injorojnë rëndësinë e ndeshjes pasi duan të sigurojnë para kohe ngjitjen në Superiore. Nga ana tjetër, skuadra e Elvis Plorit synon të rihapë garën për Superioren.

Por nje tjeter sfide shume interesante do te zhvillohet pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” ne Shkoder. Veleçiku do te prese Dinamon ne nje ndeshje shume percaktuese. Ne rast fitoreje, koplikasit do te hidhnin nje hap shume te rendesishem per arritjen e objektivit te tyre, qendrimin ne kategorine e pare.

Krejt ndryshe do te ndodhe nese barazojne apo humbasin, megjithate djemte e drejtuar nga trajneri Besnik Duli jane te vendosur per ta kaluar me sukses kete sfide ndaj dinamoviteve. Per me teper qe vijne me moral te larte pas fitores javen e kaluar ne tranferten e veshtire te Burrelit.