Peshëngritësi shkodran Emanuel Lushi ka konkurruar paraditen e sotme në Kampionatin Botëror të 17 vjeçarëve që është duke u zhvilluar në Sllovaki. Ai ka marrë pjesë në peshën 62 kg dhe në fund të garës ka zënë vendin e 7-të në baterinë B dhe të 17-tin në renditjen e përgjithshme të kësaj peshe. Mosha e tij ka qenë ndër më të rejat e pjesmarrësve ndërsa në peshën trupore ka qenë më i lehti nga të gjithë (60.39 kg). Në stilin e shkëputje ka arritur të ngrejë 91 kg dhe në shtytje 11 kg ndërsa në dygarësh 202 kg.

Natyrisht që këto nuk janë rezultatet më të mira të këtij sportisti sepse ai dy javët e fundit ka patur një dëmtim dhe për rrjedhojë nuk është stërvitur me ngarkesë. Megjithatë pjesmarrja në një eveniment të tillë sigurisht që do ta ndihmojë atë të përfitojë përvojën e duhur për garat e ardhshme. Lushi në këtë Botëror të 17 vjeçarëve ka qenë i shoqëruar nga trajneri i kombëtares shqiptare Genc Barkiçi.
www.shkodrasport.com