Luka Modric ka arritur ta fitojë ‘Topin e Artë’ për herë të parë në karrierë të tij.

Kroati e ka thyer hegjemoninë e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos që e kishin fituar nga pesë herë në 10 vitet e fundit.

Natyrisht familjarët e tij në sallë, por edhe ata në shtëpi ishin të lumtur që kroati fitoi këtë çmim prestigjioz.

Por emocionet u shtuan kur babai i Modric u shfaq në ekranin e madh gjatë ceremonisë në pallatin madhështor të Parisit.

Ai kur e kuptoi që fjali i tij ishte fitues, nuk mundi t’i mbajë lotët. Ai shtoi se është shumë krenar me djalin e tij.