Enriko Papa rikthehet në Rumani.
Mesfushori 29-vjeçar shqiptar ka vendosur të bashkohet me skuadrën e Sepsit në një huazim 6-mujor, me të drejtë blerjeje.
Papa, i cili më herët ka luajtur me Botosanin, ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, u transferua verën e kaluar te turqit e Rizespor.
Megjithatë këta të fundit kanë arritur marrëveshjen me Sepsin për ta huazuar deri në fund të sezonit, teksa klubi rumun ka ruajtur edhe të drejtën e blerjes në fund të sezonit.