Veshtiresi ne rezultate ne keto jave te fundit te kampionatit por tek Vllaznia ka edhe gjera shume pozitive. Me ardhjen e trajnerit Hysen Dedja ne krye te pankines shkodrane, jane disa ndryshime te bera prej tij.

Gjeja me e rendesishme eshte padyshim hedhja syte nga elementet e rinj te cilet perveçse i ka marre ne stervitje, po u jep besim edhe per t’i aktivizuar.

Mbremja e djeshme do te mbetet gjate ne mendje per dy prej tyre. Jo sepse asistuan ne fitoren e rendesishme ndaj Kukesit, por edhe sepse debutuan me fanellen kuqeblu.

Behet fjale per dy futbollistet e ekipit U19, mbrojtesin Sehar Bushaj dhe mesfushorin Eraldo Deda. Ato vertete u futen ne fushe ne minutat e fundit te ndeshjes dhe kjo shenon edhe te paren ndeshje zyrtare me fanellen e Vllaznise.

Nje mbremje magjike per ta qe padyshim do t’i motivoje per te bere me mire ne te ardhmen. Karriera e tyre sapo ka nisur dhe besimi qe po u jep trajneri Dedja eshte shume i rendesishem per ta, por edhe per ndonje tjeter lojtar te ri te ofruar nga Akademia.
www.shkodrasport.com