Fitorja e mbreshme ndaj Kukesit, ka bere qe Vllaznia “t’i jape nje dore’ Tiranes dhe ta shpalle ate kampion. Ne pamje te pare duket nje histori e çuditshme, nisur edhe nga problemet qe keto dy skuadra kane patur me tifozerite e tyre keto vitet e fundit, apo dhe me gjera te tjera.

Menaxheri shkodran Dritan Gjyrezi me nje status te publikuar ne rrjetet sociale, i ka leshuar nje “kunj” bardhebluve teksa u tregon atyre se keta jane shkodranet, por nga ana tjeter, u ka kerkuar atyre te luajne sakte me Bylisin javen e fundit.

“Ashtu siç ju hodhem dhe nga kategoria, ju bejme dhe kampion. Urime Tirana per kampionatin dhe ne qofshi burra luani ne ndeshjen e fundit, nqs pretendoni dhe te bindni sado pak edhe Uefa ne hetimin e saj”-shkruan Gjyrezi.

Shkodranet kane shprese se mund ta çojne shpresen e tyre per mbijetese pa patur nevojen e play- out deri ne ndeshjen e fundit, por jo çdo gje eshte ne doren e tyre.
www.shkodrasport.com