Lajme te mira per kapitenin e Vllaznise Erdenis Gurishta. Ne ndeshjen e neserme miqesore te kombetares shqiptare ndaj Armenise, numri 2 do ta nise nga minuta e pare sepse eshte perzgjedhur ne kete menyre nga ana e trajnerit Edi Reja.

Shqipëria është në kërkim të fitores së parë në vitin 2022, teksa shansi i fundit për t’ia dalë është Armenia. Pas humbjes me Italinë, këtë herë priten jo pak emra të rinj, kryesisht lojtarë të Superiores. Reja nuk ka ngurruar që të jap formacionin zyrtar një ditë para ndeshjes.

“Disa lojtarë me Italinë kanë pasur probleme fizike, pasi nuk kanë luajtur edhe me ekipet e tyre. Kumbulla ka pasur ngarkesë fizike, do ta shohim gjendjen e tij.

Nga minuta e parë pritet ta nisi Gurishta dhe Hadroj, do ta shohim edhe Bitrin, ndërsa në sulm do të jetë për herë të parë Xhuliano Skuka-Ernest Muçi”, tha Reja.

Padyshim qe ky eshte nje lajm i mire jo vetem per vete Gurishten por edhe per Vllaznine sepse me ne fund kapiteni i saj po shfaqet si protagonist edhe ne rradhet e ekipit tone kombetar.