Opinion nga Senad NIKSHIQI

Tashmë asgjë s’më bën çudi. Kufinjtë janë kaluar me kohë. Aktorët e teatrit të dytë të Shkodrës po ia kalojnë atyre të teatrit “Migjeni” apo çdo trupe tjetër teatrore që guxon të përballet me ta. Komedia e radhës kishtë të bënte me Erkand Qerimaj. Nuk ka nevojë ta them sepse të gjithë e dini tanimë se Erkandi veç tjerash është i pari Kampion Europe për Shqipërinë, medalje që e mori në peshëngritje në Europianin e Turqisë. Si rrjedhojë mori titujt e lartë “Nderi i Akdamisë së Shkencave” dhe u dekorua edhe nga Presidnti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi. Ndërkohë qyteti i tij përmes Këshillit Bashkiak të Shkodrës në mbledhjen e radhës na dhuron një tjetër Komedi, e vemtja gjë që di të bëjë. Disa këshilltarë kanë guxuar ta përmendin emrin e Qerimaj për një shpërblim por si gjithnjë nga “humoristi” që mban edhe rolin e Kryetarit të Këshillit Bashkiak, Bardh Lohja i urdhëruar nga regjizorët e kateve më lart Ridvan Troshani e Lorenc Luka, është pritur me nota humori e ironike. Pak nga doza e tepërt e alkoolit që kishte marrë sot, duke shtuar edhe urdhërat e shefave ka deklaruar se është Qeveria ajo që duhet ta shpërblejë e para. Nuk e dimë se çfarë ka dashur të thotë Lohja me këtë dhe si rrjedhojë ka krijuar të qeshura në sallë tek këshilltarët e tjerë, madje edhe tek të djathtët ku vetë bën pjesë me shpirt e me zemër, me duar e me këmbë. Një justifikim pa lidhje, i pamenduar por i lëshuar në një moment kur s’ke çfarë të thuash. A e dini more të nderuar se Pirro Dhima në Greqi sot ndodhet i pari në listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet që do mbahen në Greqi në një prej dy koalicioneve më të mëdha në atë vend. Edhe pse është shqiptar, edhe pse është sportist, edhe pse është peshëngritës ai ka vlerësimet maksimale aq sa në një shtet ku jetojnë mëse 11 milionë banorë dhe ku mëse 82% e popullsisë janë autoktonë ai do përfaqësojë një pjesë të popullit grek në Parlamentin e këtij vendi. Nga ana tjetër kemi një Kampion Europe, e kemi shqiptar që garoi për Shqipërinë, e kemi shkodran e ku gjithnjë nuk la pa përmendur qytetin e tij edhe pse kishte arsye mos ta bënte këtë të fundit, Lohja bashkë me çerdhen e tij PD-iste na shpikin të tilla pallavra veçse injorante, të turpshme njëkohësisht. A e dini ju se në një tjetër shtet, në Bullgari, Elis Guri, u shpall Kampion Bote veç gjitha nderimeve u prit ne aeroport nga Presidenti i Bullgarisë e krerët e tjerë të lartë të këtij shteti. Nga ana tjetër a e dini ju se Erkandi ende nuk ka një shtëpi dhe jeton në një banesë të vogël bashkë me babain dhe pjesën tjetër të familjes në Shkodër. A e dini ju se Erkandi ende nuk mban titullin “Qytetar Nderi” i Shkodrës edhe pse medaljet e tij nuk numërohen tashmë me një dorë. A e dini ju se Erkandi deri vonë është stërvitur në një palestër mizerabël në Shkodër që vetëm emrin e ka të tillë sepse edhe ato shtanga që ka, janë të shtrembëruara, parketi si i shqyer nga qentë, nuk ka ngrohje se s’po pretendoj për zhurmën që krijohet nga autobuzët urban gjatë kohës kur Erkandi stërvitet dhe i nevojitet qetësia maksimale. A ju vret ndopak kjo more të nderuar Këshilltarë, a keni ndpopak moral, mbi të gjitha a keni ndopak zor kur takoheni ballë për ballë me këtë djalë e kur çdo herë ama pa përjashtim gjitha herët sa herë i premtoni veç e gënjeni atë e të gjithëve ne. Deri kur do vazhdoni me këtë situatë të turpshme. Ju kemi zgjedhuar në krye të asaj Bashkie e atij Këshilli Bashkiak për të na nderuar e jo turpëruar në këtë lloj mënyrë. Deri kur do vazhdoni ta përbuzni Erkandin, të mos i jepni atë që i takon. A e kuptoni se çfarë akti jeni duke kryer. Kaloi ajo e Elis Gurit kur as nuk e pritët siç duhej po tani edhe me këtë që garoi për Shqipërinë e kudo përmendi Shkodrën e njëjta situatë. Pse ka rëndësi more Lohja nëse është shpërblyer apo jo Romela Begaj në Tiranë nga Lulëzim Basha. Ju keni punën tuaj e nuk vareni nga Bashkia e Tiranës se çfarë bën e çfarë nuk bën ajo, keni Kampionin tuaj dhe duhet ta nderoni e ta shpërbleni në maksimumin e mundshëm. Mbaj mend një mbledhje të Këshillit Bashkiak kur për një nxënëse të një shkolle të mesme u miratua një shpërblim gjoja se ajo kishte kryer gjimnazin me të gjitha notat 10-ta. Këtu disa këshilltarë reaguan por si gjithnjë kur miqtë futen tek PD për të kryer punët gjitha miratohen sepse e djathta ka shumicën. Po të them Lohja se si ajo ka nxënëse me shumicë në Shkodër ndërsa Kampion Europe kemi vetëm një, jo vetëm në Shkodër por në gjithë Shqipërinë. Nuk po flas për të tjera shpërblime që janë marrë nga njërëz anonimë ndërsa për Qerimaj akoma sot nuk e kuptoj se çfarë kanë kundër këtij djali që kurrë nuk tradhëtoi vendin e tij u gjithnjë u shfaq një patriot i vërtetë. Dua të kujtoj edhe një episod. Kur Erkandi fitoi një nga trofetë e tij dhe situata e njëjtë. Asnjë vlerësim. Asnjë shpërblim. Asgjë prej gjëjë. Në këtë mënyrë i bëra një pyetje që besoj të gjithë do e kishit bërë. “Erkand”- i thashë, “po ça bën akoma në Shqipëri more, pse nuk ikën si gjithë tjerët në ndonjë shtet dhe atje i ke të gjitha”? Më ka mjaftuar vetëm shikimi i tij ende pa folur për të kuptuar se çdo më thoshte. Edhe pse një mik i hershëm, u revoltua dhe tekstualisht më tha “po pse gjithë mendoni mbrapsht more burrë, pse duhet të iki? Ik njëri, ik tjetri, të iki edhe unë, kush do mbesë në këtë vend. A duhet dikush të përpiqet që të ndryshojë diçka, të bëjë diçka mirë në mënyrë që paasardhësit tanë të mos vuajnë më kështu si ne. S´jam aspak dakord, do qëndroj dhe do luftoj më çtë mundem që të ndryshoj ndonjë gjë për mirë. Nuk është vetëm leku, këtu ka shumë më shumë ndaj do qëndroj të jap kontributim tim. Nëse mundem të bëj mirë ndonjë gjë, ok, nësë jo, çtë bëj, do vijnë tjerë pas meje besoj dhe një ditë do rregullohet ky vend´´- do shprehej Erkandi me një fytyrë që kurrë më parë se kisha parë ashtu edhe pse ishin bërë vite qe e njihja. Se di, iu përgjigja, ndoshta ke të drejtë, por koha do e tregojë i thashë. Pas pak ditësh Erkandi në një studio televizive pa më përmendur emrin, ndoshta nga miqësia e përmendi këtë episod si një anë jo e mirë dhe mendim jo i mirë, për të lënë të kuptohet edhe tek të tjerët se duhet të veprojnë si ai duke dhënë një mesazh të fortë e të qartë tek të gjithë. Atëherë i dhashë të drejtë. Tani veçse s´do i jap më dhe madje s´do i bëj të njëjtën pyetje si vite më parë por sinqerisht i them ¨Erkand ik sa më parë nga ku vend i fëlliqur sepse vetëm luajnë e tallen me djersën tënde. Mos u mashtro më me një tufë lule apo fjalët e bukura që siç mirë e di gjithmone rezultojnë gënjeshtra. Ik sa nuk është vonë ashtu si Pirro Dhima, ashtu si Elis Guri ashtu si Luan Shabani e tjerë me radhë sepse edhe ato jo se nuk e deshën Shqipërinë por për ta ashtu si për ty u gatuan të tilla paçavure. Humbe sensin e durimit tashmë sepse e ke bërë tënden, madje më mirë se askush e më shumë se askush ndaj asgjë tjetër s’të ka mbetur. Ik dhe jeto atje ku respektojnë Kampionët, atje ku njohin vlerat, atje ku japin meritat miku im¨. I them kështu Erkandi sepse nuk mund të durohet më ai Këshill Bashkiak ku brenda ka të tillë që moren diplomat me pistoleta në vitet e para të Demokracisë, që morën diplomat me tesera të Partisë pa shkuar kurrë në auditore. Këndej këta monstra na bëjnë humor e guxojnë të ironizojnë edhe më të tillë si Kampioni Erkand Qerimaj. I them kështu sepse nuk mund të durohet më ajo Qeveri që sa nga Ministria, tek zyra e Kryeministrit apo ndonjë institucion tjetër hedh topin duke futur në mes Erkandin me shokë për të drejtat e tyre që gjithmonë i marrin me forcë e protesta. Erkand Shkodra të do, Shqipëria të do por këllçet e politikës janë të zëna me ngjarjet e kobshme nga të cilat çdo ditë gatuhet ajo gjella me helm që i japin shqiptarëve. Pa të kursyer edhe ty miku im !