HomeKRYESOREErnest Muçi vijon të ndiqet nga klubi anglez, në verë mund të...

Ernest Muçi vijon të ndiqet nga klubi anglez, në verë mund të luajë në Premier Ligë

Në Angli, Aston Vilan vijon ta “përndjek” hija e Ernest Muçit, talenti kuqezi që i realizoi 3 gola në 2 ndeshje. Ishullorët nuk e kanë harruar atë paraqitje të yllit shqiptar, as që kanë ndërmend të dorëzohen, pasi në fund të këtij sezoni pritet të nisin një tjetër ofensivë për të siguruar shërbimet e tij.

Aston Vila shfaqi interes për Muçin edhe gjatë merkatos së janarit, por në fund diferencën e bënë milionat e Beshiktash, me turqit që paguan 10 milionë euro për të siguruar kartonin e tij nga Legia e Varshavës.

Sipas mediave turke, Aston Vila do tentoi edhe një herë në përfundim të këtij sezoni për të siguruar shërbimet e Muçit, në një kohë kur sulmuesi kuqezi është një fiksim i madhe i Monkit, drejtorit sportiv i klubit anglez.

Sigurisht nuk është e lehtë që Aston Vila t’i rrëmbejë sulmuesin ekipit turk, pasi Muçi është kthyer menjëherë në një titullar fiks dhe idhull i tifozerisë. Në 6 ndeshje me fanellën e Beshiktash, Muçi ka realizuar 2 gola, por paraqitja e tij ka qenë e një niveli shumë të lartë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments